Rubrika me e ndjekur tek e Djela Shqiptare eshte “Ka një mesazh për ty” ku ditën e sotme ka sjelle historinë e Sarës.

Mamaja e saj ka rrëfyer problemet me të cilat është përballur vajza. Të jesh prind nuk do të thotë që je i pagabueshëm dhe diçka të tillë e pranon edhe Shqipja, e cila rrëfen se kur vajza ishte vetëm 15 vjeç, ajo e martoi.

Dhe ketu fillon i gjithe gabimi i familjes qe ka martuar nje vajze 15 vjecare kur ajo eshte ende shume e re dhe duhet te shkollohet dhe me pas te mendojeh per nje lidhje martesore.

Pasi linden femijen e pare ai u diagnostikua me epilepsi dhe ketu nisi i gjithe kalvari i lodhjes dhe nje jete tjeter megjithese ata shkuan ne gjermani per nje vizite me te kujdeshme por pa rezultat.

Ardit Gjebrea: Ti vjen nga?

Shqipja: Fushë Kruja!

Ardit Gjebrea: Motivi pse ke ardhur këtu është Sara?

Shqipja: Po!

Ardit Gjebrea: Më trego pak të lutem!

Shqipja: Sara një fëmijë shumë i shkathët, një vajzë shumë e qeshur, por unë që 15 vjet e fejova dhe e martova, shumë të re. Sebep që u martua ishte komshiu. I martuam në fillim. martesa shkoi mirë. Mbas një viti që ajo lindi djalin, filluan problemet.

Ardit Gjebrea: Çfarë problemesh?

Shqipja: Djali lindi i sëmurë. Tani lindi sëmurë apo u sëmur më mbrapa, këtë vetëm Zoti e di, ne nuk e dimë Ardit. U bë fëmija 4 muajsh, e sollën, e vizituan ja bënë të gjitha dhe ai doli i sëmurë me epilepsi. Mbas dy vjetësh, Sara mori rrugën me të shoqin në Gjermani, që të shëronte djalin atje. Djali u bë më mirë në Gjermani. Por 8 muaj zgjati në Gjermani.

Ardit Gjebrea: Po pse?

Ja video e plote.