Pas publikimit në “Pa gjurmë”, nisën hetimet për shtetasin kroat Sadat Toslic i dyshuar si rr.ëmbyes i katër fëmijëve, mes tyre edhe Bleona Mata dhe 7-vjeçari Mitat Ibrahimi nga fshati Goran i Mesëm i Maqedonisë së Veriut. Në studion e Report Tv nëna e Bleona Matës deklaroi edhe njëherë se ka parë në fshat kroatin e dyshuar, në ditën e rr.ëm.bimit të saj. E përl.otur në studio tha se i vjen keq që nuk është pranë vajzës së saj në moshën më të rëndësishme.

“Kroacia ka lidhje shumë të fortë me fshatin tonë. Ky person është parë dy tre herë atje. Ai ka pasur rrugëdalje në fshat. E kam parë me sytë e mi. E kam parë në një dasmë por edhe ditën që ka hu.mbur vajza. Dikush na ka thënë se ka qenë një person me kapuç në kokë. Një pjesë e mirë e bashkëfshatarëve të mi jetojnë në Kroaci dhe kjo të bën të dyshosh. Vajza ime është vetëm, po vuan dë.nim pa bërë k.rim. Ajo po v.uan atë d.ënim, por nuk bën dot as një telefonatë”, u shpreh nëna e Bleona Matës. Gjyshi i Bleona Matës u shpreh se prej vitesh nuk flet me të birin, babain e Bleonës i cili e ka f.ajësuar që nuk i ka treguar menjëherë lajmin për h.umbjen e vajzë. Ai tha se kushdo mund të jetë rr.ëmbyesi i vajzës së saj, pasi pas kaq shumë vitesh nuk ka më besim as te këmisha e tij.

“Ai është në Kroaci prej një viti. Merret me ndërtim. Jeton vetëm atje, familjen e ka në Tiranë. Skenari i h.umbjes qëndron te fakti se ka qenë me 5 vajza të tjera. Vajza ime ka shkuar të kthejë lopët. Asnjë nuk i del zot kësaj pune. Me djalin i kemi pr.ishur hesapet që prej 5 vitesh. Jemi zënë se ne nuk e njoftuam se ka h.umbur vajza sepse menduam se do e gjenim. Kur erdhi nga Maqedonia u më.rzit pse nuk e kishim njoftuar. Unë jam 100% i bindur që nuk ka gisht. Tani unë nuk kam më besim as te këmisha ime”, u shpreh Zenel Mata.