Ndersa ne popullate eshte perhapur frika se mund te shkojme drejt nje mbyllje tjeter, mbledhja e Komitetit të Ekspertëve e paralajmëruar për ditën e djeshme është shtyrë për një afat për pacaktuar.

E kontaktuar nga Abcnews, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino u shpreh se mbledhja do të zhvillohet por presin një thirrje nga kryetarja e këtij komiteti Mira Rakacolli.

“Do mblidhemi, por duhet të pyesni kryetaren. Presim të na mbledhë kryetarja”, u shpreh Silva Bino.

Ndaj pritet te merren masa te reja por nderkoh duhet te ruani distancimin social dhe te tregohuni te kujdesshem.