Në “Ka një mesazh për ty”, Odesa ka ardhur nga Italia për të kërkuar nënën e saj. Ajo në moshën 13-vjeçare kishte mësuar se ishte e birësuar. Odesa gjithmonë ka hezituar të kërkojë nënën e saj biologjike për shkak se ka frikë se mos ajo e refuzon sërish.
Por ajo kerkon ndihmen e Ardit Gjebreas qe nena e saj te vije ne studio.
Por historia e tyre ishte shume ndryshe dhe e veshtire.
Jeta eshte e tille shume gjera nuk arrim ti kapim dot ndaj nena eshte prekur shume dhe tregon historine e saj.
Ardit Gjebrea: Më trego pak historinë me të?
Irfani: Isha 17 vjeçe kur u njohëm. Kaluam shumë bukur, kur një ditë prej ditësh i thanë mamasë, si e lë vajzën të dashurojë atë njeri që ka qenë dënuar për politikë. Mamaja ime i tha nuk ka ç’të duhet me kë dashuron vajza ime, lere të qetë. Unë nuk e dija.
Ardit Gjebrea: Çfarë kishte ndodhur me Durimin?
Irfani: Durimi ishte 17 vjeç, për tentativë arratisje e futën në burg, 7 vjet e gjysmë… ishte fëmijë nën moshë.
Ardit Gjebrea: Ju u dashuruat pasi doli ai nga burgu?
Irfani: Pasi doli nga burgu.
Ardit Gjebrea: Ju tregoi?
Irfani: Jo, e kam marrë vesh pas 4 muajsh.
Ardit Gjebrea: Si vazhdoi lidhja?
Irfani: Lidhja vazhdoi shumë mirë, por këtu në Shqipëri ishin ata që e ndiqnin dhe donin ta fusnin në burg me çdo kusht. Nuk mund ta lija ta fusnin prapë brenda, vetëm kur u hapën rrugët, që ika bashkë me të, çdo gjë pastaj ishte më e lumtur.
Ardit Gjebrea: Patët ndonjë moment shkëputje nga njëri-tjetri?
Irfani: Jo gjithmonë bashkë, kemi qenë të lidhur me njëri-tjetrin tërë jetën.
Ardit Gjebrea: Kishit fëmijë?
Irfani: Kisha, por atë fëmijë ma morën në kohën e monizmit.
Ardit Gjebrea: Si ta morën?
Irfani: Më thanë është nën peshë.
Ardit Gjebrea: Si ia vutë emrin?
Irfani: Bashkova emrin tim dhe të burrit tim, Doriana dhe fëmijën e kam në certifikatën time familjare, edhe sot e kësaj dite. Fëmija im nuk ikën që aty, e kam peng. E kam kërkuar dhe do ta kërkoj.
Ardit Gjebrea: Si ta morën fëmijën?
Irfani: Fëmija ishte nën peshë dhe më thanë do ta mbajmë në inkubator. Një ditë prindërit s’ishin, më vjen shefja e maternitetit dhe një mami me xhipin e degës së brendshme dhe më thonë duhet ta çojmë fëmijën në befotrof se duhet të rrijë dhe 3 muaj aty në inkubator.
Në kohën që Irfani lindi, i dashuri i saj nuk ishte me të sepse nuk e linin dhe ai nuk e pa vajzën e tij.
Irfani: Kur ka qenë çupa 8 muajshe doja ta merrja në shtëpi shkova aty, por më thanë s’ka Doriana këtu.
Irfani shpërthen në lot, në momentin kur Arditi i thotë se vajza e saj jeton në Itali. Sapo shikon vajzën e saj në anën tjetër të ekranit, ajo thotë: Më fal, Dori.
Odesa: S’kam çfarë të fal sepse rrethanat e jetës të çojnë në shumë kthesa, kështu që s’kam çfarë të të fal.
Video