Organizata Botërore e Shëndetit ende nuk ka një rezultat përfundimtar në lidhje me origjinën e pandemisë së Covid-19. Tedros Adhanom drejtori i përgjithshëm i OBSH-së tha se nuk përjashtohet mundësia që Covid të ketë dalë nga laboratorët dhe për të hetuar këto dyshime një tjetër grup studiuesish po merret tani me origjinën e patogjenëve të shfaqur dhe rishfaqur të potencialit epidemik dhe pandemik-përfshirë SARS. Covid-2.

Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të kuptuar më mirë origjinën e kësaj pandemie. Ka pasur misione të shumta në Kinë për të kuptuar më mirë rastet e hershme të pandemisë dhe për të rekomanduar studime të mëtejshme, të cilat janë të nevojshme urgjentisht. Në gusht, OBSH formoi Sago, Grupin Këshillimor Shkencor për Origjinat e Patogjenit të Ri, për të këshilluar Organizatën mbi konsideratat teknike dhe shkencore në lidhje me origjinën e patogjenëve të shfaqur dhe rishfaqur të potencialit epidemik dhe pandemik-përfshirë SARS. Covid-2. Të gjitha hipotezat duhet të vazhdojnë të shqyrtohen, nga hipoteza e transmetimit të kafshëve deri tek ajo e daljes nga laboratori, e cila ende nuk është përjashtuar kategorikisht. Që nga fillimi, OBSH ka bërë vazhdimisht thirrje për një proces shkencor plotësisht të hapur dhe transparent për të kuptuar ditët e para të pandemisë.
Burimi:corrieredellasera Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA