vDuke qene se jemi ne nje situate me te renduar te Covid-19 mesimi ne shkolla do te zhvillohet qe prej 1 dhjetorit ne shkolla dhe online i alternuar.

“Klasat e arsimit fillor, nga e para në të pestën, dhe klasa e 12-të (pra maturantët) do të zhvillojnë normalisht procesin mësimor në mjediset fizike të shkollës – njësoj siç kanë vepruar deri më tani me Skenarin 1 të Udhëzuesit për fillimin e vitit shkollor 2020 – 2021.

Ndërsa klasat nga e 6 në të 9, si dhe klasat 10 dhe 11 do të zhvillojnë mësimin në këtë mënyrë: Në javën tek, pra javën e parë dhe të tretë të muajit: 2 ditët e para të javës në mjediset e shkollës dhe 3 ditët e tjera të javës online. Në javën çift, pra në javën e dytë dhe të katërt, ditët këmbehen: pra 2 ditët e para të javës nxënësit janë online dhe 3 ditët e tjera të javës me prezencë fizike në shkollë”, tha ministrja.

Prandaj në shkollat ku zhvillohet mësim vetëm me një turn, orët do të vijojnë të jenë 30 minuta, ku klasat do të jenë të ndara në dy grupeme distancë fizike mes nxënësve.

Ndërsa në shkollat me dy turne dhe me numër të madh nxënësish do të vijojnë të zhvillojnë mësim me 4 nënturne dhe orët do të jenë 25 minuta, e mesimi me dy orë të njëpasnjëshme.

Po ashtu në zonat e gjelbra në shkolla të cilat kanë pak nxënës, mësimi do të zhvillohet në bankat e shkollës.

Dhe pervec ketij skenari, në raste më të rënduara, vetëm klasa 1 dhe klasa 12-të do te bejne mesim në mjediset fizike të shkollës, ndërsa të gjitha klasat e tjera do të zhvillojnë mësimin online.

Ndiqni vidjon e ketij njoftimi: