Prezantuesja e njohur Arbana Osmani është një ndër personazhet që publiku shqiptar do dhe ndjek gjithmonë, jo për shkak të karakterit të saj.

Sic e kemi lexuar, prej kohësh ajo është në një lidhje dashurie me regjizorin Eduard Grishaj.

Arbana tashme e ka pranuar hapur lidhjen me të dhe cifti duket se po përjetojnë romancën e tyre pa u fshehur nga njerëzit.

Mesa duket prej disa ditësh, Arbana dhe Eduardi kanë shkuar ne veri të Italisë, aty ku edhe bora ka mbuluar çdo gjë dhe e ka bërë më të bukur udhëtimin.

Sëbashku çifti ka publikuar foto dhe video nga ky vend i bukur dhe duket se po kalojnë momente vërtetë të bukura.

Midis fotove që çifti ka publikuar duket se kanë udhëtuar bashkë me vëllain e Eduadit dhe nusen e tij.

E kështu, Arbana tregoi se tashmë është nusja e shtëpisë dhe lidhja e saj me Eduartin është bërë akoma edhe me shume familjare.