Mjeku i mirenjohur Pellumb Pipero gjate nje interviste ne “ABC News” ka folur per situaten e deritanishme ne Shqiperi.

Ai vuri ne dukje se kjo semundje qe na ka zene ka shume te panjohura por jane marre masat gjithsesi per te qene te gatshem.

Ai tha se sic ndodh kudo edhe tek ne rastet e para te infektimit vijne te palajmeruara dhe vete mjeket mund te jene deshmore apo heronj (duke iu referuar 2 mjekeve te veteizoluar qe tashme jane me mre).

Ndersa persa i perket njerezve qe nuk tregojne historine e udhetimit, Pipero jep mesazhin se te gjithe keta qe kane udhetuar e madje kane dyshime a simptoma te telefonojne 127 dhe jo te paraqiten ne spital vete pasi rrezikojne edhe personelin e sherbimit.

Pervec te tjerash ai na siguroi se gjithsesi sado i panjohur qofte kjo lloj viroze, ne kemi mundesi shume thjesht ta shkatarrojme me uje e sapun, te cilit nuk i reziston dot.

Pyetjes se sa eshte numri real i te prekurve sipas mendimit te tij, ai u shpreh se duke u bazuar ne studime pas cdo rasti te konfirmuar fshihen edhe 10 ose 15 te tjere qe do shfaqen brenda 14 diteve.

Ne kushtet ne te cilat ne jemi 400 persona eshte numri minimal i te infektuarve, megjithese nuk e mohoi se numrat jane statistika qe u sherbejne studimeve sepse qytetaret duhet te bejne kujdes me te shtuar nga ana e tyre.

E gjithe vemendja e mjekeve eshte ta shtrijme ne kohe sepse nuk mund te ndalohet por thjesht ta bejne te parandalueshme sepse eshte pare qe asnje vend ne bote nuk ka kapacitete per ta perballur kete semundje.

E ne fund ai u shpreh optimist se me bashkepunimin e qytetareve qe duhet te izolohen ne do ta perballojme situaten.