Ne jemi zyrtarisht ne stinen e vjeshtes por duket se dimri ka trokitur ne disa zona malore te vendit tone.

Mengjesin e sotem mali i Gjallices dhe ai i Gramozit jane zbardhur nga bora e pare. Kjo ka bere qe kudo temperaturat te pesojne ulje.

Ned qytetin e Kukesit temperaturat e uleta te diteve te fundit kane sjelle reshjet e para te debores ne majen e Gjallices, ne lartesite 1900 m mbi nivelin e detit.

Keto temperatura te uleta do te vazhdojne edhe ne ditet ne vijim. Bora pritet te zbrese edhe ne zonat e uleta ne ditet e ardhshme.

Ndersa shirat e javes se fundit kane sjelle permiresim ne situaten hidrike te kaskades se Drinit.

Niveli i ujit ne basenin e Fierzes ka arritur ne 268.5 metra nga rritja rreth 1 metere te javeve te fundit.

Megjithate KESH ende nuk ka vene ne pune potencialin qe ka ky hidrocentral per te mbledhur sasine e ujit per pjesen e mbetur te vitit