Nje nder sizmologet e njohur shqiptar Rrapo Ormeni ka treguar sot se lëkundja e sotme është normale sipas tij dhe nuk ka arsye për panik.

Keshtu ai ka thene se fakti që sot është ndjerë më shumë tërmeti, vjen për shkak se ka qenë më i cekët.

“Është një tërmet që ka rënë në veri të Durrësit me një magnitudë 4.2 rihet dhe intensitet me epiqendër mbi 5 ballë. Është një tërmet i asaj serie që vazhdojnë. Nuk është shqetësues, por është pak më i cekët dhe është më i ndjeshëm. Ka qenë një mbrëmë 3.7 rihet, kurse ky është 4.2.

Ai ka sqaruar duke treguar se ata termetë që kanë rënë perpara, në janar dhe në shkurt kanë qenë me magnitudë deri 4.9 që llogariten shumë më të mëdhenj. Këto janë normal që ndodhin. Ndaj nuk kanë asnjë lloj shqetësimi.
Të kësaj madhësie nuk kanë asnjë problem kaa thene eksperti.

“Ka një aktivizim, por siç ndodh zakonisht. Pas tërmeteve të forta siç ishte ai i 26 nëntorit vazhdojnë për një periudhë të gjatë, deri ne gjashtë muaj me pas ose më shumë dhe herë pas here ka të tilla. Nuk është problem fare”, tha sizmologu Ormeni.