Gazetari Elkier Bushkolaj ka bere nje shkrim per listen e cmimeve te apartamenteve ne Tirane.

Sipas tij, shumë pronarë shtepiash po përfitojnë nga fakti se ka me dhjetëra qytetarë në Durrës, Kurbin, Thumanë e Tiranë të mbetur pastrehë dhe që po kërkojnë një shtepi me qira siç ndodh kudo në botë pas ngjarjeve te tilla.

Mirëpo, një apartament me qira në disa zona periferike të Shkozës, Alliasit, Kombinatit e Paskuqanit në Kryeqytet shkon deri në 230 euro sipas agjensive imobilare.

Në zonën e Astrit, një ndër më të preferuarat nga të rinjtë një apartament me qira varion nga 250 deri ne 350 euro ne muaj.

Ndërsa afër qendrës, për të marrë një apartament me qira fatura shkon deri në 550 euro në muaj dhe të mendosh se paga minimale në Shqipëri është vetëm 26 mijë lekë.

Mirëpo, thote gazetari, në këto kushte do duhej qe shteti të vepronte si nje rregullator.