Nuk kam nevojë që dikush të shpenzojë miliona për të më bërë të lumtur, kam nevojë për dikë që e kupton se për të më bërë të lumtur, dashuria është e mjaftueshme.

Nuk po kërkoj dikë që të paguajë faturat e mia, ose të ndajë me mua shpenzimet e shtëpisë.

Dhe unë nuk dua që dikush të më sjellë hënën.

Unë nuk dua një burrë, thjesht për të dalë nga rutina ose vetmia ime.

Unë as nuk dua dikë që vjen në derën time me një buqetë lulesh, dhe një “të dua” rrethanore në buzë.

Dua që dikush të më befasojë, të jetë i interesuar për mua, të më pyesë për ditën time, të interesohet për gjërat e mia, të planifikojë të ardhmen me mua dhe mos më thotë “po, sigurisht” ose “Do të të telefonoj para se të flesh”.

Dua që të jetë dikush, me të cilin mund të jem plotësisht transparente, të mund të them se çfarë më torturon mua dhe çfarë më mbush me gëzim, dikush që më tregon për jetën e tij, problemet e tij, që më sheh si mbështetje të tij, që më beson.

Unë nuk dua që dikush të simulojë një marrëdhënie të përsosur, një ndjenjë të përsosur, një jetë të përsosur. Dikush që shet iluzione.

Dua që dikush të lavdërojë cilësitë e mia, të buzëqeshë tek unë, të shikojë dorën time, të përpiqet të më përqafojë, jo dikuë që t’i lutesh për një puthje.

Dua dikë që ndihet krenar për mua, i cili ndihet xheloz nëse dikush më shoqëron, i cili vlerëson atë që jam dhe që buzëqesh kur them “Të dua”.

Dua dikë që e kupton se preferoj një copë letre që thotë “Më ke hipnotizuar”, në vend të një dhurate të kushtueshme.

Nuk më interesojnë pushimet e kushtueshme, më mjafton një shëtitje në natyrë, me dorën e tij shtrënguar me timen.

Nuk dua darka në restorante të kushtueshme, më argëton gatimi së bashku, në intimitet, me gëzim.

Nuk dua bizhuteri të kushtueshme, por krahët e tij që dijnë të më mbajnë dhe ngushëllojnë edhe në momentet më të vështira.

Nuk dua dikë që shpenzon miliona në përpjekje për të më bërë të lumtur. Dua vetëm të më dojë.