Mjeshtra e madhe e teatrit sot ka ditelindjen.

Zyliha Miloti lindi më 11 janar 1946, në Shkodër. Mbaron shkollën e mesme “Jordan Misja” në vitin 1965 . Në vitin 1967 e në vijim paraqitet si një nga aktoret më të suksesshme të Estradës Profesioniste të qytetit të Shkodrës. Mban titullin “Mjeshtre e Madhe”.

Ajo eshte nje nga aktoret me te mira te humorit qe e vogel ajo eshte aktivizuar ne skene.

Pas 60 vjet ne skene ajo ka realizuar 260 premiera dhe shifer shume e madhe plus duke luajtur me aktoret me te mire te skenes shqiptare.

Ajo eshte vleresuar me cmimin Artiste e Merituar, “Gruaja e vitit 2000-2001″ nga Instituti i Biografive në Kembrixh të Anglisë, duke u zgjedhur mes 2000 personaliteteve botërore.

Ne i urojme jete te lumtur dhe plot shfaqje te reja ne teater.