Kryeministri Edi Rama jep lajmin e mire per patentat shqipatre ai ka biseduar me Merkel ku shpreson qe gjermania te njoh patentat shqiptare.

në muajin shkurt një ekip nga ministria e Transportit të Gjermanisë do të vijë në Tiranë ku do të bëhë edhe një raport për këtë çështje.
Shpresoj qe kjo pune te behet sa me shpejte dhe shqiptaret ta kene me te lehte qe te udhetojne me patentat e tyre.

Ja cfare thote ai:“Duke qenë se shumë miq këtu në këtë faqe më kërkuan të ngre me kancelaren çështjen e njohjes së patentave të drejtimit të automjeteve në Gjermani dua t’ju jap lajmin e mirë se në shkurt vjen një ekip i Ministrisë së Transporteve të Gjermanisë për të bërë një raport për Berlinin zyrtar lidhur me këtë kërkesë.
Kjo është një kërkesë e kahershme dhe Shqipëria e ka bërë prej kohësh. Duke qenë se në Berlin mikun e kemi më të fortë se kurrë unë kam besim se këtij halli të shqiptarëve në Gjermani po i vjen fundit”, u shprehj Rama.

Ky lajm i mire per shqiptaret do te lehtesoj jeten e tyre ne gjermani.