Duke filluar nga kjo fundjavë, pritet ndryshimi i kushteve meteorologjike dhe te rinisin shirat ne vendin tone.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon se ditën e Shtunë do të mbizotërojnë vranësirat dhe reshjet e shiut me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.Por keshtu do jete dhe dita e diele dhe java ne vazhdim

Ne zonat malore shirat do te jene gjate gjithe dites po keshtu dhe ne bregdet.

Ditën e Diel, kryesisht në pjesën e dytë të ditës reshjet e shiut do të jenë prezente në të gjithë territorin me intesitet deri mesatar, ndërsa në zonat malore në lartësinë mbi 900 metra reshjet do të jenë në formën e dëborës.

Era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi mesatare deri në 7 m/sek, e përgjatë vijës bregdetare hera-herës fiton intesitet deri në 18 m/sek.

Ndaj beni gati cadrat dhe shirat do te jene prezent gjate javes ne vazhdim.