IGJEUM ka ngritur alarmin dhe paralajmëron nivel të lartë rreziku sa i takon zjarreve në pyje, pothuajse në të gjithë qarqet e vendit.

“Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “i moderuar” rreziku”, thuhet në njoftim.

“Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë”, vijon njoftimi, ku mes të tjerave për ditën e sotme temperaturat pritet që të shkojnë mbi 41 gradë.

NJOFTIMI
Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) pritet nivel “I LARTË” rreziku në pothuajse të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në qarqet Dibër dhe Durrës pritet nivel “I MODERUAR” rreziku (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në qarqet Dibër dhe Durrës pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Dibër (perëndim) dhe Durrës (jug).
Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET
Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) nuk priten reshje (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e diel dt.01) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 23 / 36 °C

në vendet e ulëta: 20 / 41 °C

në vendet malore: 16 / 36 °C
Era

Sot pasdite (e shtunë dt.31) dhe nesër (e diel dt.01) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare. Vala e të nxehtit gjatë ditëve në vijim, përveç temperaturave të larta, do të shoqërohet edhe me pluhur me origjinë nga shkretëtira e Saharasë.