Rusia është prekur nga një valë ftohti duke shkaktuar mot të acarte dhe kaos në vend.

Disa ditë më parë një stuhi dëbore preku pjesën e Lindjes së Largët Ruse, duke sjellë ndërprerje të energjisë elektrike dhe mbylljeve të shkollave.

Disa pamje të cilat së fundmi po qarkullojnë në internet tregojnë qytetarë në Vladivostok të cilët përpiqen të thyejnë akullin i cili ka kapluar makinat e tyre.

Një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në të gjithë rajonin.