Në faqen zyrtare të Ministrisë së Turizmit është publikuar plani se si do jene rregullat per te gjithe ata qe do te vijn te vizitojne Greqin ne kete muaj.

Ai ka thene se:“Për mbërritjet e fluturimeve ndërkombëtare nga 15 deri 30 qershor do të respektohen udhëzimet e BE për ndalimet e non-essential travel nga vendet jashtë BE-së.

Aeroporti ndërkombëtar ELEFTHERIOS VENIZELOS në Athinë

•Hiqet ndalimi i fluturimeve nga Italia, Spanja dhe Holanda;

•Lejohen fluturime për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut vetëm për essential travel;

•Vijon ndalimi për Britaninë e Madhe dhe Turqinë

Aeroporti i SELANIKUT

•Lejohen të gjitha fluturimet;

•Vijon ndalimi i ndalimit të fluturimeve nga Italia, Spanja, Holanda, Britania e Madhe, Turqia,
Shqipëria, Maqedonia e Veriut.

MBËRRITJET nga 1 KORRIKU MBËRRITJE TOKËSORE

•Heqja e kufizimeve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut;

MASAT E KONTROLLIT PARANDALUES MBËRRITJET 15/6-30/6 ATHINË & SELANIK

•Teste me marrjen e mostrave;

•Rekomandim për vetë-izolim në hotelin e qëndrimit të udhëtarëve deri në publikimin e rezultatit të

testit;

•14 DITË KARANTINË në rast të një rezultati POSITIV/hotel karantine

Nga Italia, Spanja, Holanda dhe aeroportet brenda listës së EASA:

• Test për të gjithë;

• Vetë-izolim 1 ditor në një hotel me zgjedhje të udhëtarit (Athinë ose Selanik) deri në publikimin e rezultatit të testit;

• 14 DITË KARANTINË në rast rezultati POZITIV të testit/hotel karantine (vlen edhe për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut)

MBËRRITJET NGA 1 KORRIKU

Për të gjitha vendet e origjinës

•Të gjithë udhëtarët drejt Greqisë do të plotësojnë gjatë mbërritjes (ose para nisjes së udhëtimit) një formular elektronik specifik PLF (Passenger load factor) me detajet e kontaktit të tyre në Greqi