Nëse vazhdon kjo tendencë rritje e numrit të pacientëve me koronavirus, do të hapet spitali covid2 dhe spitalet e tjerë, ka deklaruar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Në emisionin Përballë, Manastirliu shtoi se Ministria ka skenarët e vet dhe sot sipas saj 10% e rasteve aktive në vend janë të shtruar në spital.

Ne do vlerësojmë trendet ditore dhe situatën në spitale. Gjatë ditëve të fundit kemi pasur një situatë të qëndrueshme në spital, deri në 50 të shtruar në spitalin covid 1. Nga këto kritere që lidhen me situatën epidemiologjike, rastet e reja aktive, përhapjen e virusit… Sot jemi 10% e rasteve aktive janë të shtruar në spital. Do shikojmë si do vijoje ecuria e virusit me tej

Ne kemi skenarët tonë dhe dimë si të sillemi nëse do rriten pacientët e prekur. Menjëherë do hapim spitalin covid2. Kemi dhe spitalin Shefqet Ndroqi. Nëse do kemi raste të shtuara do hapim dhe atë spital. Gjithashtu ne kemi ndërtuar dhe një spital të ri covid me kapacitet 100 shtretër, tha ministrja Manastriliu.