Për të gjithë ata qytetarë, qe pasaportat u skadojnë deri në 31 dhjetor të vitit 2020 do të jenë të vlefshme, pra ata nuk duhetr te shqetesohen pasi deri në fund të vitit do të mund te marrin shërbime.

Keshtu qe pavaresisht se ky lajm është mirëpritur, ka pasur edhe reagime nga emigrantët shqiptarë sepse duan të dinë nëse është informuar apo jo sistemi ndërkombëtar për këtë akt normativ dhe me kete perfshijne edhe informimin për shembull në banka, deklarimet tatimore, transaksione e të tjera.

Ndaj duhet te dini se ata me te vertete mund te hyjne ne Shqiperi me pashaporte te skaduar por nuk mund të kthehen nëse nuk kanë një të re.

Në këtë kuadër, Konsullata e Përgjithshme e Selanikut ka njoftuar se kane mbërritur të gjitha Pasaportat dhe Kartat ID, aplikimi për të cilat është kryer deri më datë 15 maj 2020. Shpërndarja e tyre do të bëhet çdo ditë e hënë – premte ora 13:00-17:00 si dhe ditën e shtunë nga ora 9.00 deri 15.00 dhe ditën e dielë nga ora 9.00 deri 13:00.

Por në kuadrin e masave dhe kufizimeve që janë në fuqi në shtetin grek Konsullata në Selanik lutet dhe kërkon korrektësi maksimale gjatë paraqitjes në zyra duke mos krijuar konfuzion dhe duke respektuar rregullat e përcaktuara dhe masat e distancimit si pergjatë hyrjes per në Konsullatë, pa harruar edhe distancën r duihur.