“Nëse më paguan sa do ti, unë punoj si dua unë… Nëse më paguan sa dua unë, unë punoj si do ti!”. – Donald Trump

“” Problemi më i madh i njerëzimit është se : budallenjtë janë tepër të sigurtë në mendjen e tyre, ndërsa të mençurit plot me dyshime!”. – Bertrand Russell

“Një person i tretë asnjëherë nuk krijon problem midis dy njerëzve. Është një problem midis të dyve që krijon hapësirë për personin e tretë”. – Anonim

“Mund të jetë e padrejtë, por ndonjëherë ajo çka ndodh brenda pak ditësh, ose edhe në një ditë të vetme, mund të ndryshojë rrjedhën e një jetë të tërë”. – Khaled Hosseini

“Vështirësitë e jetës disa i lodhin,të tjerë i forcojnë.Nuk ka asgjë në botë që të vrasë shpirtin e atij që ëndërron të arrijë diçka në jetë”. – Nelson Mandela

“Kur mendimi i fundit i natës përputhet me të parin e mëngjesit e në mes të pasdites marin nga një kafe sëbashku, do kuptosh që dikush zgjon ëndrrat e tua para teje e luan me to gati gjithë ditën”. – Massimo Bisotti

“Nëse njeriu nuk ndien as kënaqësi as dhimbje,
Nuk ndien as gaz, as hidhërim, as shpresë…
Një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje,
Lëreni të vdesë…”. – Dritëro Agolli

“Kishte një buzëqeshje ngjitëse si të atyre që kanë vuajtur. Ishte mallkueshmërisht e veshur bukur me gabimet e saj”. – Lara Adrian

“Mos imitoni kurrë asgjë dhe askënd. Një luan që imiton një luan, ngjan me një majmun”. – Viktor Hygo

“Askush nuk është bërë i varfër, duke dhënë”. – Ana Frank

“Vlerësoje veten, kurrë mos ju përkul njeriut, askush nuk është më i mirë se ti, pasi Zoti na krijoi të gjithëve të njëjtë”. – Ramiz Karaeski