Deputeti shqiptar njëkohesisht edhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri njihet për shpirtin e tij të madh duke ndihmuar mjaft njerëz në nevojë.  Labinotit  i shkoi tek porta shtëpisë një nënë dhe vajza e saj e vogël në gjendje të veshtire financiare.

Deputeti  tregoi se ato kërkuan nga ai t’ia paguante shtëpine me qira për një muaj pasi nëna nuk kishte mundësi ta bënte atë gjë, por ai ka bërë një gjest fisnik duke i thënë se ai bashkë me fondacionin e tij nuk do ta paguaj një por plot 10 muaj qera . Deputeti publikoi edhe një video ku shfaqet nëna me vajzën e saj tek porta.

“Kjo nanë me këtë vajzë nga Suhareka, ka dy ditë që vjen tek shtëpia ime! Videon e ka realizuar djali im Eltoni qysh në mëngjes! Kjo nanë ka kërkuar që të i’a paguaj qeranë, por nuk ka lënë emrin e saj! Njëri rast nga shumë raste të ndryshme të cilët rrethojnë shtëpinë tonë, shtëpinë e shqiptarëve bujar! Për ta kaluar dimrin me vajzën, i thoni se do të ia paguaj qeranë ose dikush atje nga Suhareka nëse e takoni apo e njihni le ta merr përsiper dikush që mos të mbetet jashtë baneses. Për 10 muaj pages, jam i gatshëm nga Fondacioni i përbashkët me popullin që kam, të ia paguaj qeranë! Jashte Kuvendit, me mision për të i ndaluar lotët e nanave, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!”, shkruan Labinoti.