Kete fundjave moti eshte i pa qendryshem me reshje shiu dhe re.

Sipas Shërbimit Metereologjik, do të karakterizohet nga moti i vranët shoqëruar me reshje shiu ne gjithe vendin të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.

Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike ndaj kjo fundjave pritet qe moti te mos jete i qendrushem.

Po kështu edhe për ditën e Diel moti pritet me vranësira mesatare deri të dendura por ndryshe nga dita e Shtunë reshjet do të jenë të herëpashershme por me intensitet të ulët.

Përgjatë relieveve malore lokalisht reshjet në formë shtrëngatash dhe stuhi afatshkurtër.