Kete vjeshte nisin vitin e ri shkollor 2020-2021 nxenesit dhe femijet qe shkoje ne klasen e pare.

Por rregjistrimi fillon per ne fillore nis qe ne muajin qershor dhe duhet te keni kujdes qe te mos e leni per ne diten e fundit.

Ja udhezimet qe jep Ministria e Arsimit.

“Regjistrimet në klasat e para fillojnë në 15 qershor dhe mbyllen në fund të muajit, pra në 30 qershor. Rreth 30 mijë vogëlushë pritet të regjistrohen në klasë të parë. Drejtorët e kanë detyrim të regjistrojnë fëmijët e zonës dhe nëse ka kapacitete, pra vende bosh, regjistrojnë fëmijë nga zona të tjera. Në rast të kundërt ka penalitete deri në largim nga puna të drejtuesit te shkollës, nëse lë fëmijë të zonës jashtë institucionit që i takon”,- sqaron për “Top Channel” Fiqiri Çifligu, specialist i drejtorisë.

I njëjti rregull vlen edhe në shkollat e mesme.

Regjistrimi i nxënësve në vitin e parë të shkollës së mesme, sipas urdhrit të ministrisë, do të bëhet në dyjavëshin e parë të korrikut, pra nga 1 deri në 15 korrik. Rreth 30 mijë nxënës që mbaruan klasën e nëntë pritet të regjistrohen nëpër shkollat e mesme të vendit. Dokumentet që duhen paraqitur janë dëftesa, certifikata e lindjes dhe vërtetimi i banimit.

I gjithë ky ndryshim u bë jo për shkak të pandemisë ndaj do jete ndryshe.