Meteorologia Adiola Bani thote se muaji Shkurt pritet qe temperaturat te bien deri ne -7 grade ne vende malore dhe i ftohti polar pritet te zbres dhe ne ballkan.

“Përsa i përket temperaturave të larta do të vijojnë edhe ditën e martë, muaji shkurt ka nisur me temperatura të larta, por duke qenë se gjatë pasdites së ditës së martë dhe kryesisht gjatë natës do të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash, qe do të sjellin reshje shiu në territor.

Parashikohet në fakt që të kemi dhe rënie të menjëhershme të temperaturave edhe gjatë mëngjesit edhe gjatë mesditës gjatë ditës së mërkure, duke bërë që në zonat malore, mëngjesi të zbresë në -5 gradë celsius ndërsa mesdita deri në 12 gradë Celsius.

Kjo rënie e temperaturave do të vijojë edhe ditën e enjte dhe ditën e premte që do të jenë edhe ditët më të ftohta të javës që vjen , duke bërë që në zonat e thella malore vlerat minimale të zbresin në -7 apo -8 gradë celsius por edhe kryeqyteti do të jetë në vlera negative, -1 apo -2 gradë Celsius gjatë ditës së premte.

Qe keshtu muaji shkurt pritet te dimer i vertete.