Pak ditë më parë Almeda dhe Tolgahan u bënë prindër për herë të dytë me ardhjen në jetë të Alinës. Lajmin e bukur e dha Tolga pasi Almeda vendosi që këto ditë t’i përkushtohej vajzës e të mos ishte aktive në rrjete sociale.

Por sot të dy janë rikthyer për të postuar foton e parë të Alinës, e cila shfaqet duke fjetur në kraharorin e të atit.

Almeda dhe Tolga bëjnë shaka me njëri-tjetrin duke shkruar se vajzën e ka lindur Tolga.

“Po, Alinën e linda unë”, shkruan Tolga. “Ooo zoti Tolgahan urime, lindje natyrale apo me prerje cezariane?”-ia kthen Almeda me humor.