Ne cdo ore te dites Kryemisnitri Rama eshte prane njerezve ne nevoje per te diskutuar per tu ardhur ne ndihme.
Ai sot ishte ne Kruje bashke me biznesmenin Bexhet Pacalli ku biznesmeni do dhuroj 1.5 milion eruo.
Por kryeministrit ia ka tërhequr vëmendjen një fëmijë që mbante në duar një automatik lodër. Rama i tërheq vëmendjen për lodrën, por djali i vogël largohet duke qarë.
Pjesë nga biseda
Rama: Mos ma drejto mua automatikun, ç’e ke atë automatic
Djali: Është lodër…
Rama: Ç’a lodre mer, si më drejton mua automatikun
Gratë: Është Bujari vogël ore, e ka lodër
Rama: Hajde këtu me mua hajde…!
Por djali i vogël ikën duke qarë pasi u tremb nga të bërtiturat e kryeministrit.
Rama: Hajde more këtu, hajde! Hajde te shoku jot…
Gratë: U prek, në nga Kruja jemi të ndjeshëm. U mërzit djali.
Rama: Hajde more këtu! Të mërzita? Më fal! Më fal pra tani…
Me kokën ulur djali rri në prehrin e kryeministrit dhe siç duket mërzia s’I ka kaluar akoma. Rama fillon të flaës sërish për dëmtimet e shtëpive.
Bujari i vogël vijon të jetë i mërzitur dhe largohet nga prehri i kryeministrit. Ai mbështetet në kraharorin e Gjermenit.
Rama: Çfarë qenka ky kështu? Qenka lule mos prek…
Momenti pas minutës 07:00
Shikoni videon.