Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata është shumë e rezervuar kur bëhet fjalë për jetën private. Ajo rrallëherë ndan detaje me fansat, por ditën e sotme ka bërë përjashtim.

Elvana ka uruar të ëmën me rastin e ditëlindjes, madje e ka surprizuar duke i dhuruar një buqetë shumë të madhe dhe të bukur me lule. Nuk kishte se si këtë surprizë mos ta publikonte në rrjetet sociale.
“Moj Donika, moj drita ime! Gëzuar ditëlindje e shtrenjta ime <3”, ka shkruar Gjata krahas fotos në Instastory.