Mjeku i Urgjencës Kombëtare në Tiranë, Ilir Allkja mendon se është arritur imuniteti i tufës së koronavirusit dhe se kur të vijë vaksina nuk do na duhet. Sipas tij, pranvera do jetë pa koronavirus.

“Na ka me sy të mirë, rastet e infektimeve po bien. Unë dhe kolegë të mi mendojmë se 60% e kanë kaluar, është arritur imuniteti i tufës. Besoj shumë që pranvera do jetë pa koronavirusin dhe pa disa viruse të tjera”, tha ai.

Sipas tij, numri i infektimeve po vjen në rënie dhe unë ka besim të fortë që në pranverë virusi pothuaj do jetë drejt finishit dhe nuk do kemi nevojë për vaksinë.

“Vaksina do të vijë atëherë kur nuk do na duhet më. E shoh larg arritjen e vaksinës. Pashë që para një jave filloi vaksinimin Greqia, Serbia, ndërkohë që asnjë km i këtyre vendeve nuk udhëtoi me tam-tam-e, kryeministri jonë i mëshon propagandës. Pikërisht se kam qenë kritik me propagandën qeverisëse jam sot i papunë”, u shpreh Allkja