Aurora Dollenberg, kryetarja e Federatës së Mjekëve në Europë, e cila punon në Gjermani, eshte shprehur se sipas nje studim të fundit që mjekët në të gjithë Europën kishin bërë, kishin dale ne perfundime se kur duhet qe pacientët me Covid 19 të merrnin antibiotikë dhe kortizonikë.

Ajo tha se nje i sëmurë me Covid 19 nuk duhet të marrë antibiotik para ditës së 7 të infektimit dhe asnjëherë nëse temperatura e tij nuk është më e lartë se 38.5 gradë celsius.

“Protokollet nga shteti në shtet të ndryshme. Sa i përket hapave që ndiqen në trajtimin e pacientëve me Covid, ka shtete që japin kortizonin direkt, ka të tjera që thonë të presësh deri në 3 ditë para se ta japësh. Ne i kemi shqyrtuar të gjitha rastet dhe kemi vendosur se cili do jetë hapi më i rëndësishëm.

Gabim është dhënia e antibiotikëve më të fortë dhe dhënia në kohën jo të duhur, hapat e nxituara i kemi identifikuar në këtë protokoll. Do të donim t’ua përcjellim kolegëve tanë në Shqipëri qoftë për mjekët në spitalet covid, por edhe për mjekët e familjes. Antibiotikun nuk e japim që në fillim edhe kur s’ka pasur covid. Duhet pritur një javë dhe poshtë 38,5 nuk mund të jepet kurrësesi. Nëse pacienti në vend që të përmirësohet, përkeqësohet e japim pas ditës së 7”, ka thënë Dollenberg.