Nje shkrim ndryshe ka publikuar sot Silvana Begaj asisten pedagoge ne nje universitet ne Suedi.

Ajo qe shkruan ajo eshte ajo qe ndjen sot cdo shqiptar qe do te largohet nga ky vend ku drejetesia nuk ekziston dhe cdo gje ne te po vyshket dita dites.

Te paret tane punuan kaq shume per kete vend ku te gjithe tani duan ta braktisin per shkak te politikes dhe politakeve qe duan te marrin cdo gje nga ky shtet dhe ta mbushin popullin me taksa.

Ja cfare shkruan ajo:

“Mirupafshim Shqipëri, unë po iki”

“Eh, do të më mungosh! Do të më mungosh aq shumë sa do pres vetëm një shenjë nga ti dhe unë do të vi përsëri”, shkruan ajo ndër të tjera.

Faik Konica: “Në qoftë se Shqipëria do të v.diste ndonjëherë, atëherë në epitafin e saj do të duhej të shkruhej: Shqipëria lindi nga Zoti, shpëtoi nga rastësia, v.diq nga politikanët”. Mirupafshim Shqipëri! Unë po iki!

Po lë familjen, po lë shokët e shoqet, po lë diellin, po lë kafen time të preferuar, po lë kujtimet dhe me to po lë dhe gjysmën time! Po e lë se do vi prapë ose se ndoshta do ta marr se s’dua të vi më!

Mirupafshim Shqipëria ime! Po lë çdo gjë në duart e të paepurve, k.rimit, d.rogës, injorancës. Unë nuk mund ta bëj shpirtin pis në emër të dashurisë për këtë vend!

Mirupafshim Shqipëri! Unë do të mendoj e do më marrë malli mendjen a do të marrë dhe ty për mua? E nëse do të merrte, pse më le të iki!

Mirupafshim Shqipëri! Vërja f.lakës veten se unë nuk dua të d.igjem! Le të d.igjen ata që duan ty në z.jarr.

Mirupafshim Shqipëri se dhe po të rri nuk kam me kë. Vendi po boshatiset çdo ditë dhe ata që janë aty janë thjesht fizikisht se me mendje janë larg nga ti!

Mirupafshim Shqipëri! Po të lë me vendet e tua të bukura që Naim Frashëri shkruante ditë e natë! Po të lë me dy detet më të bukura të rruzullit, me malet më të thepisura, po të lë me ajrin më të ëmbël dhe me diellin që ndriçon më shumë! Tani që e mendoj, po të lë dhe me hënën që të qan hallet çdo natë.

Shqipëri, ti ndoshta nuk e di, por në asnjë vend nuk ngroh dielli si aty dhe nuk ndriçon hëna si aty!

Mirupafshim Shqipëri! Do iki dhe do gjej një vend për qetësinë e shpirtit tim. Një vend që mos të ketë aq v.rasje çdo ditë. Kam nevojë të di që jam e sigurt se jam shumë e re të v.d.es nga rastësia.

Mirupafshim Shqipëri! Mirupafshim o Shqipëri e pasur për 0.001 përqind të popullsisë dhe mjerim për pjesën tjetër.

Eh, do të më mungosh ! Do të më mungosh aq shumë sa do pres vetëm një shenjë nga ti dhe unë do të vi përsëri.

Silvana BEGAJ