Kampioni i boksit nga Vlora ishte ftuar ne emisionin shiko kush luan dhe ai mori nje dhurate nje cante me vegla plus nje vit abonim ne Big Market qe mund te marr falas ushqime per familjen e tij dhe te vazhdoj stervitje.

I emocionuar dhe falenderues ndaj çfarë iu përgatit nga emisioni, Klevisi u përpoq të jepte edhe një mesazh për të gjithë duke lexuar një letër që ai vetë e kishte shkruar disa ditë më parë por nga emocionet nuk mundej.

“Kam tre ditë me një copë letër në dorë që dua ta lexoj…Dua t’i drejtohem shqiptarëve se kërkohet nevoja e shtetit për te garantuar gjërat më të thjeshta, si në rastin tim. Ju falenderoj me gjithë zemër të gjithëve për mbeshtetjen”, tha ndër të tjera Klevisi.