Ndërkohë që ne shkollat 9 vjecare mësimi vijon të jetë i alternuar, në shkollë dhe online, një tjetër çështje shumë e diskutuar është ajo e rifillimit në janar, pas pushimeve dimërore.

Per kete ministrja e arsimit, Evis Kushi u shpreh pak ditë më parë për ABC News se ende nuk ishte vendosur nëse data e rifillimit të mësimit do të ishte 11 apo 18 janari.

Ndërsa sot, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Pustec, ministrja bëri me dije se mësimi do të rifillojë më 11 janar.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, – njoftoi Kushi.

Ndërkohë mësimi do të vijojë edhe javën e ardhshme.