Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler ka konfirmuar se brenda vitit pritet të dalë në treg pajisja që sinjalizon lekundjet sizmike.

Ai shpjegon se Izraeli ka dy sisteme për paralajmërimin e lekundjeve sizmike, të dyja funksionale, një në çarjen siriano-afrikane që kalon nga Siria deri në Afrikë deri në Malaui, me rreth 500 kilometra në Izrael dhe sistemin e alarmit në shinat e trenit që përdoret për të rregulluar shpejtësinë e trenit për të parandaluar dëmin para se të ndodhin lekundjet.Ky eshte nje lajm i mire qe njerezt do te ken pake kohe me leviz.

Ajo që bëjnë është se vënë sensorë dhe radarë në vende që janë shumë të ndjeshme ndaj tërmeteve dhe marrin sinjalin në mënyrë konstante dhe arrijnë të shohin kurdo që ka ndryshim. Suksesi i saj është 91 përqind. Ata e testuan sistemin në Greqi, Turqi, Rumani dhe vende te tjera te botes, por sigurisht teknologjia nuk është 100 përqind e arritur. Do të kërkojë disa javë, disa muaj për ta vlerësuar në një pozicion ku mund ta përdorësh në çdo vend”, u shpreh Noah Gal Gendler për ABC news.

Ambasadori tha se ky sistem nuk është shumë i kushtueshëm sepse mund të përdoren sensorë dhe radarë. Sensorët mund të vendosen madje në çdo 2-3 kilometra, edhe në varka të vogla, për të mbuluar edhe pjesën detare.

Por lete shpresojme per nje dite me te mire per popullin Shqiptare.