Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit në Australi, duket se më në fund kanë arritur të qetesohen pak pasi në New South Wales, një shi ka filluar të bjeri.

Zjarret e mëdha prej kohësh kanë kapluar vendin dhe përpjekjet e shumta të ekipeve të shpëtuese apo zjarrfikese nuk kanë ndaluar dot zjarret.

Qindra persona tashmë janë larguar nga shtëpitë e tyre pasi temperaturat kanë arritën deri 50 gradë Celcius.

Mbi 480 milionë kafshë janë gjetur pa jete në pylle.
Shiu ka nisur në bregdetin lindor por gjithsesi autoritetet i kanë paralajmëruar se ato nuk do të zgjasin dhe se zjarret kryesore nuk do të fiken ende.