Babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, Qazim Rasha ka bërë një gjest shumë fisnik me paratë që i janë mbledhur pas humbjes së të birit. Ai i ka dhuruar të gjitha për kurimin e një vajze 11-vjeçare nga Shkupi, të quajtur Adisa, e cila vuan nga sk olioza.

Rasti i saj u paraqit mbrëmjen e djeshme në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”, në News24. I ati i 25-vjeçarit ishte në një lidhje direkte për emisionin, duke iu bërë thirrje të gjithëve që të mos marrin jetë, por të mundohen t’i shërojnë ato.

“Ju falënderoj që ndatë dhi mbjen bashkërisht për djalin tim. Dhimbja e djalit tim është dh imbja e gjithkujt, është fatke qësi e rëndë, është një bombë që nuk përjetohet, por mua më ra përpjesë. Mendova që pjesën time, për interesimin që bënë për djalin tim, që u munduan të ma lehtësonin dhim bjen, duke qenë se në shtëpinë time shumë njerëz kanë ardhur për të kontribuar për shpirtin e Klodianit, të mund t’ua kthej këtë në një gëzim.