Gazetarja Blerina Gjoka nga Mapo, ka shkuar në shtëpinë e inxhinieres dhe tregon se është një shtëpi e thjeshtë, njëkatëshe, me mobilje të vjetëra.

Ate e hoqen nga puna edhe ne vitin 2010.Nuk e kuptoj pse kjo neglizhenc.Nuk besohej se si e hoqen nga puna ku kishte 45 vite mesim duke mesuar nxenesit dhe nje kontribut te madhe ne ate universitet.

“Unë e njoftova vetë dekanin se ne tetor mbush moshën e pensionit sipas ligjit, por shpreha dëshirën që të vijoja të jepja mësim, të paktën edhe një vit në programin e doktoraturës së gjeoteknikës, pasi e kisha krijuar vetë gjithë programin.

Unë prisja një përgjigje dhe më 4 tetor shikoj sekretaren e dekanit që ishte shumë e shqetësuar. Ajo më tha kam një shkresë për ty, por më vjen turp të ta jap, me gjithë këtë eksperiencë e kontribut që ke dhënë ti këtu duhet të ta japë rektori ose dekani. Ma jep ta lexoj i thashë ska rëndësi. Aty shkruhej ; me 2 tetor mbushni 68 vjeç, në 4 tetor ndërprisni marrëdhënien financiare për efekt pension pleqërie. Më ra tavani në kokë. As një pastrueseje nuk i thuhet kështu. Mbledh kolektivin e vogël, një tufë me lule dhe thua na detyron ligji, megjithatë nëse ti nëse vazhdo të japësh mësim”.