Gjatë karrierës së tij si aktor humori, Erion Isai ka luajtur rolin e shumë personazheve, e me siguri edhe atë të një ndonjë dhëndëri.

Por, në momentin që do të martohej me të vërtetë as nuk e imagjinonte se dhëndri do të ishte pikërisht ai vetë.

Duket si një lojë fjalësh, por ja që celebrimi i tij me Ajlin Petrelën, me të cilën ka edhe dy fëmijë, paska patur shumë të papritura.

E ftuar bashkë me të shoqin në TV Klan, gruaja e kryebashkiakut të Ersekës rrëfeu publikisht historinë e pazakontë, madje pohoi se ishte ajo e para që mori hapin për t’u martuar, pa ditur asgjë Isai.

Sekretarja e këtij te fundit e kishte lajmëruar që atë ditë të vishej me kostum sepse siç i tha ajo, do të celebronte një çift më datë 17 mars, pa e ditur që ishte ai që do të firmoste.

Madje edhe kur pa Ajlin të veshur me fustanin e bardhë, Isai nuk po kuptonte gjë.