Dje, më 8 shkurt 2020, bashkeshortja e ish diktatorit tonë Enver Hoxha mbushi 99 vjec nga jeta e saj. Ne fakt askush nuk u kujtua per kete date, me perjashtim te gazetes Dita qe gjithmone e kujton.

Në këtë moshë të madhe Nexhmije Hoxha ka habitur te gjithe duke u bere autore e nje libri me rreth 530 faqe, dhe duke i sfiduar të gjithë qe kane pyetur, jo vetëm për nga vëllimi qe ky liber ka, por me se shumti për kujtesën dhe konsekuencen në bindjet e saj.

Megjithate, nje paralajmerim, mos prisni që ajo ne kete liber të nenvleresojë apo kritikojë Enverin sepse është tërësisht konsekuente në mbrojtjen maksimalisht të figurës së të shoqit, të cilit ajo vete nuk i njeh asnjë gabim.

Sic bën edhe i biri, Iliri, apo Teuta, bashkëshortja e përkushtuar e tij.

Sepse po ra figura e Enverit, bie dhe Nexhmija.