Vazhdon situata e veshtire per banoret qe perjetuan me se shumti lekundjet sizmike dhe po kalojne ditet e netet jashte shtepise.

I ngjashem me keto eshte edhe rasti i nenes me dy femije te mitur qe po jeton ne cader ne fshatin Borizane te Krujes.

Ajo eshte vetem 30 vjec dhe shtepia e saj pati shembje dhe carje te shumta pas 26 nentorit e tashme eshte shpallur e pabanueshme.

Nena e re i ben thirrje shtetit dhe vete kryeministrit te vendit qe ta ndihmoje pasi ka hallin e femijeve te vegjel ne keto nete te ftohta dimri aty ne cader.

Ajo i drejtohet kryeministrit Edi Rama me keto fjale:
“Zoti kryeministër reagoni sepse kam dy fëmijë në çadër, e smundet me kete te ftohte te jetojne ketu ne cader, ju lutem vendosni dorën në zemër.”

Pas Durrësit dhe Thumanës, dy zonat më të prekura nga levizjet sizmike jane edhe fshatrat e Krujës ku ka patur dëmtime në banesa, dhe shumë familje tani janë pa një strehë mbi kokë.

Tërmeti i prishi shtëpinë, nëna apel për ndihmë; Kryeministër reagoni sepse kam dy fëmijë të vegjël në çadër on Vidnews.