Shqiptaret mund te jene nga popujt me te pa kenaqur per shendetesin ne Europ.

Nje nivel ndryshe nga spitalet Europiane qe nga sherbimet deri tek stafi.

I tillë është edhe rasti i mëposhtëm, që vjen nga ambientet e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme të dërguara nga një qytetar në redaksinë e JOQ Albania, dy infermiere duket se i kanë shndërruar ambientet e maternitetit në “qendër estetike”.Dhe kjo le per te deshiruar.

Një prej infermierëve shihet se se i bën rimelin e syve koleges së saj në orarin e punës, pa e prishur aspak terezinë.Dhe ne mes te njerezve.

Sipas qytetarit, fotoja është bërë pak ditë më parë rreth orës 8:30 në mëngjes.

Mesa duket, maternitetet në Shqipëri, mund të shërbejnë edhe si qendra estetike apo vend per te lindur nenat femijet.

Shpresojme qe te behet me mire dhe pse eshte e veshtire te ndryshoj ky vend.