Aktori i famshem turk, Akin Akinozu u bë i njohur falë serialit “Hercai”, ku ka rolin e “Miranit” dhe tashmë fama e tij ka tejkaluar Turqinë dhe vendet përreth.

Së fundmi nga aktori na vijnë lajme të bukura nga jeta e tij private.

Mediat turke raportojnë se gjatë pushimeve në Francë, Akin Akinozu i ka propozuar për martesë të fejuarës së tij bukuroshe Sandra Pestemalciyan dhe ajo i ka thënë ‘Po’ propozimit të aktorit.

Akin dhe Sandra kanë 7 vite që njihen dhe 5 vite që janë fejuar. Pritet që çifti ta organizojë dasmën në verën e këtij viti.