Gjykata e Kavajës mori ditën e sotme në konsideratë kërkesën e bërë nga prokuroria për Marsida Qatjan. Në të njëjtën kohë shërbimet sociale në Bashkinë e Kavajës i kanë marrë në kontroll edhe fëmijët. Djali 14 dhe vajza 10 vjeçe e saj do të qëndrojnë me babain e tyre dhe jo më me nënën.

Prokuroria e Kavajës kishte kërkuar “detyrim paraqitje” për Marsida Qatjan, pasi ajo akuzohet për përshtatjen e ambienteve për konsum të lëndëve të ndaluara, duke qenë se në ngjarjen që ndodhi brenda banesës së saj janë gjetur lëndë të tilla.

Sot u zhvillua seanca gjyqësore për Marsida Qatjan dhe në perfundim gjykata vendosi detyrim paraqitje një herë në dy javë , deri në mbyllje të hetimeve për nënën 30-vjeçare nga Kavaja.

U vendos gjithashtu që pasaporta e Marsida Qatja, e sekuestruar në ditën që ndodhi ngjarja, mund të tërhiqet prej saj, lidhur me vendimin e sotëm.