Nga Lira Gjika/Kam dëgjuar njerëz, që flisnin për koronavirusin dhe se si njerezit flasin rreth tij gjithe diten.

Njerëz flasin vetem pe virusin që ende nuk ka arritur tek ne. Mirë bëjnë, nëse këtë frikë e përdorin për mirë, pra të përpiqen të mësojnë se çfarë duhet të dijë një individ për të minimizuar mundësinë e përhapjes dhe infektimit prej tij.

Ata kanë blerë maska pa ditur se si duhet të përdoret dhe si te perdoren plus maskat jane blere me cmime te larta. Ku duhet ta prekin apo kapin maskën, sa minuta duhet mbajtur, ku duhet ta hedhin pasi mbaron koha e përdorimit.Ata nuk din asgje dhe maska kane kohen e perdorimit.

Koha se sa duhet të përdoret ka shumë rëndësi pasi kjo maskë për gjatë frymëmarrjes, mund të bëhet vetë një ndërmjetës për të zhvilluar vetë koronavirusin.

Rekomandimet për përdorimin e maskës, këshillohet për ata, që janë të infektuar, jo për ata, që nuk janë prekur nga koronavirusi.

Tani që u përhap lajmi, se mund të vijë një virus e të sëmuremi prej tij, veproni po njëlloj. Pa bërë as përpjekjen më të vogël për të kërkuar e kuptuar se si duhet vepruar. Besoni në informacionet më të pasakta, besoni ato që ju demoralizojnë dhe jo ato, që ja vlen të dëgjohen për të mësuar si veprohet.

Ndaj duhet te jeni te qete dhe mos u shqetesoni.