Agron Llakaj sipas thashethmeve thuhet se pas 10 vitesh ka vendosur që të rikthehet në spektaklin “Portokalli”.

Burime nga “Top Channel”, bëjnë të ditur për revisten “Who” se Llakaj po negocion me Ben Blushin për të marrë edhe një herë në dorë timonin e “Portokalli”. Madje thuhete dhe se ky lajm ka dale pasi Altin Basha regjisori i aktual i ketij spektakli, u përfol që do të largohet me një format tjetër në “Abc News”.

Por Basha nga ana e tij u shpreh se nuk ka asgjë të vërtetë për largimin e tij, edhe pse zëra të ndryshëm vijojnë të thonë se ai do të ikë nga “Top Channel”.

Ndërkohë që për arsyet e largimit ne 2010 te Agron Llakaj kujtojme se ai atehere është shprehur: “Unë ofrova diçka për ndryshim, por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh. Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizë majtas apo djathtas”, u shpreh ai.

Altin Basha ka thene se: “Portokallia”, eshte opozita më e mirë ndaj qeverisjes .

Momentalisht Agron Llakaj është në krye të “Al Pazar” dhe se fundmi ka nisur emisionin e ri me aktorin e njohur Xhevahir Zeneli qe ka dhene rezultate te kenaqshme ne publik.

Megjithatë nëse këto lajme rezultojnë të vërteta nuk i dihet se çfarë do të ndodhë me emisionet që përmendëm më lart. Na ngelet vetëm të presim një konfirmim apo një mohim nga Agron Llakaj apo Altin Basha