Kryeministri Edi Rama sot ka theksuar se transporti publik do te rinisi qe prej dates 15 qershor.

Permes nje statusi ne profilin e tij ne facebook Rama ka thene se ne lidhje me kete sektor qeveria do ti njohi si shpenzim 100% te konsumit te naftes dhe nuk do te kerkoje taksa prej tyre deri ne fundvit, dhjetor 2020.

Gjithashtu ai ka reaguar ne pergjigje te paralajmerimeve te kompanive te transportit publik duke thene se do te ndalohet kategorikisht rritja e cmimeve te biletes.