Nje lajm i mire vjen per te gjithe ata qe flejne neper cadra dhe kampet.

Agron Duka ka bashkepunuar me nje sipermarres ne zvicer per te sjelle kontinier qe jane si shpia me kushte shume te mira.

Ata mund te strehojne deri ne 100 persona.Ky lloj projekti do te lehtesoj hallet e banoreve qe flen ne cadra duk e edit qe pallatet duan kohe te behen.

Ja dhe postimi i plotë:

Procesi i rimëkëmbjes nga tragjedia që goditi vendin tonë, do të jetë i gjatë dhe do të kërkojë gjithë energjitë që shoqëria jonë do të jetë e aftë të prodhojë. Ndonëse kriza humanitare tregoi edhe njëherë brishtësinë e institucioneve tona, vala e solidaritetit ishte më e madhe se tërmeti. Solidaritet nxori në pah se shqiptarë janë më të mëdhenj se shteti i tyre, se kufijtë që na ndajnë janë thjesht administrativë dhe shpirti që lidhë këtë komunitet ndjehu dhimbjen sikur t’i përkiste një trupi të vetëm.