Se fundmi shteti i radhes eshte Austria, e cila ka thënë se do të heqë kufizimet kufitare, që kanë qenë të lidhura me koronavirusin. Ky njoftim përfshin të gjitha shtetet fqinje me të por duke përjashtuar Italinë.

“Prej nesër, nuk do të ketë më kontrolle për të hyrë në Austri”, është cituar të ketë thënë Ministri i Jashtëm austriak, Alexander Schallenberg, në një konferencë për media ditën e mërkurë, sipas AFP.

Mirepo specifikisht thuhet se kontrollet me kufirin italian do të analizohen sërish javën e ardhshme, duke shtuar se po marrin ne konsiderate mundësinë që te lejohet hyrja veteme e italianëve nga rajonet më pak të prekura prej koronavirusit jo te gjithe shtetasve.

Nderkohe qe Austria ka mbyllur kufijtë e saj në mes të muajit mars, deri më tani ka regjistruar rreth 16,000 raste të prekura me Covid-19.