Këngëtari i njohur shkodran, i muzikës popullore Bujar Qamili është infektuar nga Covid 19.

Gjendja e tij duket se është rënduar dhe ai është shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë.

Mësohet se Qamilit i kishin nisur simptomat e Covid prej disa ditësh, dhe gjendja i ishte përkeqësuar shumë shpejt, duke bërë që të ishte e nevojshme trajtimi i tij në spital.