Sot ne mengjes kryeministri Edi Rama ka njoftuar te gjithe qytetaret duke iu lutur te bashkohen ne sheshin Skenderbej ne daten 16 dhe 17 nentor pasi aty do mbahet takimi i madh per bujqesine.

Ai njoftoi se ne shesh do te jene te gjithe ata qe punojne token me produktet e tyre me te mira.

“Me ftesën për të mos humbur takimin e madh për Bujqësinë, me njerëzit që çdo ditë punojnë tokën e që në datat 16-17 Nëntor do të jenë në Sheshin Skënderbej me produktet e tyre më të mira shqip, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.